E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Kolonjë nis projekt të ri strehimi

Bashkia e kolonjës vjen me një plan strehimi për familjet në nevojë. Kjo zbatohet për herë të parë duke ftuar të gjithë pronarët të cilët banesat e tyre I kanë të pa banuara dhe duan ti japin më qira, ti venë ato në dispozicion të familjeve në nevojë. Sipas specialistit të zyrës së strehimit në këtë bashki Xhentil Avdyli deri tani janë evidentuar 18 familje të cilat kanë nevojë për strehim.

Ky subvencion do të jepet nga fondët e bashkisë për familjet e pastreha. Thirrja që Bashkia sapo ka shpallur është e vlefshme për gjatë gjithë vitit 2021. Në momentin që banorët mund të shprehin interesin për dhënjen me qira pronari social dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nënshkruajnë një marrëveshje sipas kushteve ligjore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›