E Enjte, 5 Nëntor 2026

Universiteti i Gjirokastrës: ” Nuk kemi kushte për provime në distancë”

Në fund të shkurtit mbyllet semestri i parë i këtij viti akademik e studentët duhet t’u nënshtrohen provimeve. Ndërsa qysh prej fillimit të vitit mësimi vijon online, rektorët e janë shprehur kundër  kësaj forme për provimet. 
Prof. Dr. Bektash Mema, Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej”, ka vendosur tashmë që provimet t’i zhvillojë vetëm në auditore, kurdo që ta lejojnë kushtet e pandemisë.
Më herët senati i këtij universiteti vendosi kthimin e studentëve në auditore në fillim të shkurtit për fazën përgatitore të provimeve, vendim i cili për t’u zbatuar e ka të domosdoshem miratimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ky i fundit tha se do të dalin me një vendim këtë fundjavë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›