Gjirokastër/Lagjia Zinxhira vuan nga mungesa e infrastukturës rrugore

Lagjia Zinxhira 3 km nga qendra e qytetit të Gjirokastrës prej vitesh vuan mungesën e infrastukturës rrugore,më konkretisht në zonën përgjatë segmenteve Rruga e Mane dhe Baba Selimi.Kjo zonë urbane përfshin 250 familje të ardhura nga zonat rurale të Gjirokastrës,Tepelenës si dhe nga qytete të tjera të vendit.Segmentet në fjalë janë në gjendje të amortizuara dhe situata mbetet e njëjtë.Gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë këto tejmbushen me ujë gjë që rrezikon kalimin e drejtuesve të automjeteve si dhe vetë banorëve.Këta të fundit të pyetur nga RTSH Gjirokastra apelojnë për ndërhyrje emergjente si dhe të vendosin në zbatim projektet për zhvillimin e kësaj zonë.
“Kemi shumë vite që jetojmë në këtë lagjie dhe rruga mbetet në të njëjtën situatë,është shumë skandaloze.Bashkia është në dijeni të këtij halli,kanë ardhur dhe e kanë parë.Presim dhe kërkojmë nga instancat kompetente të ndërhyhet te rruga pasi ne ngelen gurët në këmbë dhe na bien fëmijët”
Burime nga Bashkia Gjirokaster bëjnë me dije se zyra e urbanistikës po punon për projektin e rehabilitimit të kësaj lagjie dhe pritet me buxhetin e vitit 2021 të përfshihet fondi për zbatimin e tij pas miratimit nga ana e këshillit bashkiak.