E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Dropull, 80 mln lekë për sistemimin e disa godinave publike

Bashkia e Dropullit me një fond, i cili kap vlerën e 80 milionë lekëve, do të ndërhyjë për rehabilitimin e  disa godinave publike . Kreu i bashkisë Dhimitër Toli thotë se në këto investime do të përfshihen katër objekte shkollore , një  shëndetësore dhe tre kulturore. Sipas Tolit , gjendja e këtyre godinave është totlisht e amortizuar .

 “Buxheti i 2021 është fokusuar jo vetëm në ivestime infrastrukturore të rrugëve në fshatrat e kësaj bashkie por edhe në rehabilitime të objekteve ,që prej vitesh ishin degraduar duke rrezikuar të humbisnin jo vetëm vlerat e tyre por edhe të rrezikonin jetën e fëmijëve që i frekuentonin ato. Në këtë kuadër është parashikuar fondi prej 80 milionë  lekësh i cili do të shkojë për , riparimin e çerdhes së Dervicianit , çatinë e shkollës në fshatin Goranxi.Gjithashtu një vëmëndje do ti kushtohet edhe sektorit të shëndetësisë.Kemi parashikuar ndërhyrje në qëndrën shëndetësore në Frashtan ,si dhe qëndrën e kulturës në fshatin Vraho Goranxi Peshkëpi e sipërme dhe Radat ” .

Në buxhetin e 2021 , bashkia Dropull ka parashikuar dhe një sërë investimesh edhe në sektorin e bujqësisë. Prioritet sipas Tolit do të jenë edhe rehabilitimi i argjinarturave të disa rezervuareve si dhe pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse , me qëllim rritjen e sipërfaqeve bujqësore në këtë bashki.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›