Meta ne Greqi: LSI pakete per emigrantet Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim (LSI), Ilir Meta zhvilloi dje takime me emigrante shqiptare ne Greqi, te cileve u premtoi nje pakete konkrete per lehtesira ndaj atyre qe rikthehen ne atdhe. Gjate takimeve te zhvilluara ne Volos, Laris dhe Elason, kreu i LSI-se i shoqeruar edhe nga deputeti i LSI-se per Qarkun e Gjirokastres, njeherazi minister i Shendetesise, Vangjel Tavo, Sekretari Politik i LSI-se per Qarkun e Korces, Piro Kapurani, si dhe nga kryetari i LSI-se ne Pogradec, Roshi Tollozhina, u ndal gjate ne problemet e emigranteve dhe ne mungesen e bashkepunimit politik, qe po mban ende larg Shqiperine nga anetaresimi ne Bashkimin Evropian. “LSI do te paraqese nje pakete konkrete per incentiva, per lehtesira fiskale per te inkurajuar hapjen e bizneseve te reja nga te gjithe emigrantet te cilet kthehen ne Shqiperi dhe duan te integrohen atje”, - tha Meta, duke shtuar se emigrantet perfaqesojne nje fuqi mjaft te kualifikuar per shkak te eksperiences dhe puneve te ndryshme. Nga ana tjeter, Meta tha se tri ligjet jane minimumi qe duhet te beje Shqiperia per marrjen e statusit te vendit kandidat.. Sipas tij, nje status kandidat do te sillte shume projekte te cilat mungojne dhe permes ketyre projekteve ekonomike dhe programeve financiare mund te ishin hapur shume me shpejt shume vende te reja pune ne Shqiperi. “Ndaj eshte e domosdoshme te perqendrojme te gjitha energjite tona ne kete perpjekje. Eshte vertete per te ardhur keq qe vendi te penalizohet ne menyre te padrejte. Degjoj edhe nje argument se nuk jane vetem tri ligjet por ka edhe shume probleme te tjera, por perderisa Evropa e thote shume qarte qe keto tri ligjet jane minimumi i asaj qe kerkohet t’i realizojne dhe te vazhdojme te permiresojme edhe standardet e tjera qe kerkon ky proces”, - theksoi kreu i LSI-se. Sipas tij, cdo vonese eshte nje humbje e padrejte e kohes, e shanseve qe i jepen vendit per te ecur ne rrugen e progresi. Meta shtoi se ne keto kushte, bashkepunimi eshte i domosdoshem sepse pa bashkepunim nuk mund te kete progres. “Une besoj qe mencuria e popullit tone do te krijoje mundesi qe kjo situate do te kalohet ne zgjedhjet e 23 qershorit dhe LSI-ja do te kontribuoje ne kete drejtim. Ne nuk duam te behemi pale ne kete konflikt”, vijoi ai. Meta tha se partia qe ai drejton mbetet e shqetesuar per konfliktin e tepert politik qe ka vendi dhe per deshiren e papermbajtur per protagonizem politik permes konfliktit i cili sipas tij nxjerr ne hije problemet me te rendesishme qe ka vendi dhe qe kane edhe qytetaret tane. Duke komentuar edhe retorikat nacionaliste Meta u shpreh se eshte ne interesin kombetar te Shqiperise dhe te shqiptareve qe ne te gjithe angazhimin tone patriotik ta shprehim duke u sjelle si evropiane.