Bashkia: Nga 15gushti sistem i rii parkimit me pagesë
TIRANë- Bashkia e Tiranës ka njoftur sot qytetarët për sistemin e ri të parkimit me pagesë që do të fillojë të zbatohet në datën 15 gusht, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
Drejtori i Transportit të Bashkisë së Tiranës Elton Punavia thekson se ky projekt lehtëson situatën e trafikut në kryeqytet.
“Janë vendosur në mënyrë të posacme kjoska për shitjen e biletave. Bileta është i orëshe, 2 orëshe dhe 3 orëshe. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për bashkinë e Tiranës, pasi lehtëson edhe trafikun në Tiranë, por kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve”,- theksoi Puavia
Pagesa e tarifës së parkimit do të jetë 100 lekë ora, biletë e cila do të ketë të gjitha elementet e sigurisë, është e ndërtuar në mënyrë të thjeshtë dhe lehtësisht e përdorshme nga qytetarët.
(m.a/News24/BalkanWeb)