Ministria e Kulturësemëron drejtor të ritë Butrintit Rajmond Kolën
TIRANë- Pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Parkut të Butrintit, Ylli Cerova, konfirmohet edhe emri i drejtorit të ri. Ministria e Kulturës bën me dije se drejtori i ri i Parkut të Butrintit është emëruar Rajmond Kola.
Lajmi i pezullimit të Cerovës është bërë I ditur nga ministri Ferdinand Xhaferri, i cili theksoi se kishte urdhëruar pezullimin nga detyra të drejtorit Cerova për shkak të mungesës së pastërtisë në Parkun e Butrint. Ministri shtoi se ka komanduar z. Rajmond Kola në detyrën e Drejtorit të parkut Butrinti. Ky i fundit ka qënë ish-pedagog në Universitetin e Gjirokastrës.
Pezullimi i drejtorit Cerova erdhi pas skandalit të denoncuar nga Gazeta Shqiptare dhe News 24 mbi mosrespektimin e plotë të rregullave të mirëmbajtjes në brendësi të Parkut Kombëtar gjatë një shfaqjeje të një trupe rumune. Në fotot skandal të publikuara pak ditë më parë dukeshin objekte të ndaluara në brendësi të parkut ndërsa trupa rumune nuk repektonte asnjë rregull në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut.
(m.a/BalkanWeb)