Bashkia Përmet, investime në njësinë administrative Çarçovë

Gjatë kësaj perjudhe investimet në njësitë administrative kanë qënë prioritet i bashkisë Përmet. Me një investim prej 25 milojnë lekë po ndërhyet në njësinë administrative Çarçovë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Punimet do të shtrihen në të 9 fshatrat e kësaj njësie . Segmentet rrugore të dëmtuara të këtyre zonave prej vitesh ishin kthyer në problem shqetësues për banorët , thotë Veli Mehmeti kryetar i njësisë administrative Çarcovë .
“infrastruktura rrugore e njësisë administrative Çarçovë ishte shqetësuese për banorët . Do të ndërhymë në 9 fshatra . Investimi është në vlerën e 25 miljonë lekëve . Jemi në proçes të punimeve, për të mos lënë asnjë segment të dëmtuar pa rehabilituar” .
Gjithashtu është ndërhyrë edhe në fshatin Stërmbec të po kësajë njësie, ku është kryer rehabilitimi i kanalit vaditës . Prej vitesh ai ishte problematik duke sjellë shqetësime tek banorët Gjatë sezonit të vaditjeve . Veli thotë së , “Me punimet e kryera do të bëhet e mundur vaditja për një sipërfaqe prej 80 ha tokë“.
Ndërhyrjet e kryera në këtë njësi administrative do të ndikojnë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella .