Delvinë, fermerët kanë problem mungesën e tregut

Vitet e fundit në Delvinë, janë rritur sipërfaqet e mbjella me mandarina dhe si pasojë edhe prodhimi i tyre është i lartë. Ermal Xhuvani është fermeri 34 vjeçar që ka vendosur të qëndrojë në fshatin e tij dhe të investojë në sektorin e bujqësisë. Ai ka mbjellë më shumë se 500 rrënjë në rreth 8 dynym tokë por këtë vit po përballet me probleme ngaqë i gjithë prodhimi i ka shkuar dëm pasi sipas tij, nuk ka se ku të tregtohet.
“Kam 6 vite që merrem me këtë punë . Kam mbjellë më shumë se 500 rrënjë në 8 dynym tokë , kam inventuar rreth 50 milion lekë. Kjo kulturë është më e përshtathme për zonën tonë Jemi rrëth 20 fermerë të kësaj zone dhe bëjmë rreth 20 mijë mandarina në komunën e Rrëzomës. Duan një përkujdesje të veçantë , une nuk zgjodha emigrimin, vendosa të investoj në vendim tim . Por kemi shumë vështirësi . Nuk kemi ku i shesim mandarinat . Duan një kujdës të madh dhe në fund mungon tregu , nuk ke ku ti shesësh dhe të shkojne dëm”.pohon fermeri Ermal Xhuvani
Fermerët e Delvinës përballen edhe me problematika të tjera por problemi i tregut, është ai më kryesori pasi krijon vështirësi për këta fermerë që janë të detyruar që mallin e tyre t’a hedhin edhe nëpër kanalet e fshatrave ku jetojnë.