E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, lagjia Gërhot prej 20 vitesh me rrugë të amortizuara

Lagjia Gerhot, një nga zonat periferike të qytetit të Gjirokastrës vuan problemin e infrastruktures rrugore në segmentet në brendësi të saj. Kjo zone e banuar ka 80 familje të ardhura nga zonat rurale të Gjirokastrës dhe Tepelenës. Aksi kryesor i kësaj lagjieje me gjatësi prej 600 metra i cili e lidh me parkun natyror të viroit  dhe me qendren e qytetit të Gjirokastrës është i amortizuar. Kjo situatë shkakton problem në kalimin e automjeteve si dhe në lëvizjen e qytetarëve kryesisht gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë. Banorët janë shprehur se pavarësisht interesimit nga ana e organeve kompetente lidhur me zonën ku jetojnë meritojnë më tepër vëmendje.

“Ne kemi prej 20 vitesh që jetojmë në këtë lagjie. Më përpara kjo rrugë ka qënë skandaloze. Makinat bëheshin copëra dhe mbushej me ujë kur permbytej Përroi i Çullos. Tashmë pas sistemimit të Përroit nga ana e bashkisë është qetësuar situata. Duhet vetëm të rregullojnë rrugën dhe të ndërhyhet menjëherë pasi është në dobinë dhe në të mirën tonë” thonë banorët.

Infrastruktura është prioritet për organet përkatëse dhe siç e kanë bërë me dije janë interesuar lidhur me këtë problem dhe pritet së shpejti të ndërhyhet. Kërkesat e komunitetit në fjalë janë jetike dhe të dobishme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›