Bashkia: Plani urbanistik gati për miratim
"Bashkia e Tiranës po tejkalon çdo afat për miratimin e planit rregullues të kryeqytetit". Kryeministri Sali berisha dhe njëkohësisht kryetari i KRRTRSH-së, në mbledhjen e parë të këtij organi i ka tëhequr vëmendjen kryebashkiakut Rama, për vonesat në paraqitjen e këtij plani. Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila komunikon për mediat se, plani rregullues ka marrë miratimin e KRT-së dhe së shpejti kalon në këshillin bashkiak, dhe se ai është një plan konform të gjitha standarteve. Mes diskutimit për planet rregulluese dhe projekteve të rëndësishme të paraqitura në KRRTRSH, ministri Jemin Gjana ka rihapur debatin e tokave bujqësore. Gjana kërkoi që t'i jepet rëndësi ligjit përkatës, ndërsa evidentoi se vetëm në kryeqytet ndërtimet kanë prekur mbi 160 hektarë tokë bujqësore.I mbledhur për herë të parë për vitin 2009-të, KRRTRSH ka shqyrtuar plot 35 pika, mes të cilave planet rregulluese të paraqitura nga disa qytete, ndërkohë që ka dhënë edhe miratimin për projekte me rëndësi madhore për vendin, siç është parku energjitik i Lukovës, ndërtimin e superstradës transbalkanike etj.