Reporterët pa Kufinj: "Të hapet redaksia e gazetës "Tema"
Organizata e Reportereve pa Kufinj ka dënuar aksionin e policisë të datës nëntë janar, ku u nxorrën nga zyrat e tyre stafi i gazetës "Tema", pavarësisht se ekzistonte një urdhër gjykate që autorizonte gazetën të vazhdonte punën aty."Ne këshillojmë Ministrin Bujar Nishani që të veprojë sipas një vendimi juridik dhe të lejojë gazetarët e gazetës "Tema" që të punojnë në redaksinë e tyre", thuhet në deklaratën e publikuar të Reporterëve pa kufinj. Më tej thuhet në deklaratë, "Ne këshillojmë gjithashtu edhe qeverinë që të ndalojë përdorimin e pushtetit në krijimin e shqetësimit të medias. E drejta për t'u kundërpërgjigjur dhe për të vijuar debatin është mënyra me e thjeshtë dhe më efektive për të mbajtur një dialog të nevojshëm mes politikës dhe medias".Policët rrethuan hyrjen e gazetës "Tema" më nëntë janar duke mos i lënë gazetarët që të futen dhe të punojnë. Ministri i Brendshëm tha se nga dhjetori i 2007-ës ka një vendim për mbylljen e kontratës së qirasë me "Temën", një kontratë e nënshkruar për 20- vjet.Në deklaratën e postuar më nëntë janar në website-n e gazetës "Tema", kryeredaktori Mero Baze thotë se anulimi i kontratës së qirasë është anuluar me një urdhër gykate më gjashtë janar dhe që i jep të drejtë gazetës Tema të vijojë punën në zyra.Në raport thuhet gjithashtu se "Tema" ka publikuar së fundmi disa artikuj rreth rasteve të korrupsionit ku ka dhe implikim të tyre. "Shqipëria është e renditur në vendin e 79-te mes 173 vendeve përsa i përket lirisë së shtypit" thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufinj".