Kryemadhi:Bashkia të publikojë investimet

Monika Kryemadhi, këshilltare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e ftuar në Ora News bëri me dije arsyet e votimit kundër nga LSI-ja për buxhetin e Bashkisë për 2009-ën. "Bashkia e Tiranës nuk ka bërë me dije se cilat janë projektet që mendon të realizojë me buxhetin e 2009-ës për asnjë prej këshilltarëve. Po ashtu, kjo Bashki nuk ka bërë tranparente projektet dhe paratë që ka shpenzuar për vitin 2008-të", u shpreh ajo. Sipas Kryemadhit, ashtu si edhe në vitin e kaluar Bashkia nuk justifikon paratë që kërkon të shpenzojë. "Bashkia ka deklaruar se do të bëjë disa projekte që janë realizuar edhe më parë, kështu që këto para që realisht nuk do shpenzohen për atë që thuhet, nuk dihet se ku do të shkojnë",vazhdoi ajo. Një tjetër kundërshtim i këshilltares së LSI-së për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për 2009-ën ishte edhe fakti që nuk bëhet me dije se ku do shpenzohen paratë që kryebashkiaku merr me anë të fondit të konvergjencës. "Rama kërkon të marrë një buxhet dhe të mos japë llogari se për çfarë do t'i shpenzojë paratë, andaj nuk mund të marrë votën e këshilltarëve për këtë fakt", theksoi Kryemadhi. Sa i përket takimeve që kryebashkiaku zhvillon me qytetarët e Tiranës, Kryemadhi iI cilësoi të të paarrira, pasi në fakt qytetarët nuk njoftohen për këto takime. Në fund të fjalës së saj në Ora News Monika Kryemadhi vuri theksin edhe tek mungesa e tranparencës nga ana e kryebashkiakut i cili nuk nuk pranon të ballafaqohet me këshilltarët bashkiakë