E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Rikonstruktohen 85 % e rrugëve në Tiranë

Përfundon rikonstruksioni i 85 përqind të rrugëve në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se rikontruksioni i plotë i rrugëve do të përfundojë brenda afatit.
 

Sipas bashkisë brenda këtij muaji është parashikuar të përfundojë plotësisht rehabilitimi i 92 rrugëve që janë më të amortizuara në qytetin e Tiranës. Më pas do të nisë faza e dytë për rehabilitimin e segmenteve të tjera rrugore në kryeqytet të cilat janë të amortizuara.
 

Ndërhyrja në këto akse nuk lidhet me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranë. Për rrugët që janë parashikuar për t`u ndërhyrë me buxhetin e këtij vitit janë drejt përfundimit projektet dhe zbatimi i tyre do të fillojë në fillim të majit.
 

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha inspektoi dje disa nga segmentet rrugore të kryeqytetit në të cilat Bashkia ka ndërhyrë për rehabilitimin e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›