E Diel, 1 Nëntor 2026

Presion e dhunë mbi median që filmonte kalvarin e pensionistëve (VIDEO)

Share

Posta shqiptare shënon skandalin e radhës. Media jo vetëm që nuk është lejuar të kryejë misionin e saj, por kamera e Vizion Plus është qëlluar dhunshëm, ndonëse po pasqyronte shqetësimin e vazhdueshëm të mijëra pensionisteve mbi kaosin e krijuar prej ditësh në marrjen e lekëve. Një person civil, i cili jo vetëm që nuk ka lejuar grupin e xhirimit për të hyre brenda ambientit ku ndodhen pensionistët në radhë, por është sjelle me agresivitet edhe jashtë ambienteve të zyrave të postës shqiptare. Në fakt, një situate e ngjashme ka ndodhur edhe ditën e premte, ku përsëri Vizion Plus në një tjetër pikë të Postes Shqiptare nuk është lejuar të xhirojë aty ku të moshuarit edhe këtë të shtunë vazhdoje të presin në radhë për të marrë pensionin. Por, edhe pse punonjësit e postes, iu kanë sqaruar pensionistëve se do të punojnë këtë të shtune deri pasdite, vetëm disa prej tyre kanë arritur të marrin në dorë pensionin. Prej ditësh zyrat postare ku shpërndahen pensionet janë përfshire nga kaosi. Paaftësia për të menaxhuar informatizimin e këtij shërbimi që ka nisur nga Tirana, ka shkaktuar jo vetëm pakënaqësi, por edhe vështirësi ekonomike tek mijëra pensionistë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›