Bashkia: Riparimi i rrugëve, brenda afatit

Sipas të dhënave të bashkisë, deri më tani është punuar në masën 85 për qind, ndërsa nga java tjetër do të vijojë puna për sistemimin e kapakëve të pusetave.
“Të gjitha punimet për rrugët që ne kemi vendosur do të përfundojnë brenda muajit mars, sipas afatit që kemi vendosur bashkarisht me Ndërmarrjen 2. Por puna nuk përfundon me kaq. Ndërmarrja nr 2 siç e ka detyrën funksionale do të vijojë me mirëmbajtjen e rrugëve përgjatë gjithë vitit”, theksoi drejtori i Përgjithshëm të Planifikimit dhe Manaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli.
Sipas tij, deri tani është ndërhyrë rrugën e Dibrës, në atë të Kavajës, në pjesë të Unazës, dhe në gjitha pjesët kryesore rrugore ku pasur probleme me gropat, pusetat dhe me kanalet e ujërave të shiut. /Start/
2012-03-25 13:39