Këshilli i Prokurorisë: Raporti i Ministrisë, i manipuluar

Prokuroria me anë të një njoftimi të shpërndarë sot, bën me dije se mbledhja u bë pas kërkesës së tre prej anëtarëve të këtij Këshilli.
Edhe kjo mbledhje nuk ka kaluar pa debate, pasi përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Evgjeni Sinoimeri, u pretendua se Këshilli i Prokurorisë nuk mund të shqyrtojë këtë raport me argumentin se ky raport i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe jo Prokurorisë. Pas tejkalimit të kësaj pike, anëtarët shqyrtuan dhe vlerësuan raportin e inspektimeve, duke dalë edhe në disa përfundimet.
“Ministria e Drejtësisë ka përgjithësuar faktet duke i ngritur deri në rangun e rekomandimeve, vetëm duke u mbështetur në: kontrollin e 121 procedimeve penale në Prokuroritë e shkallës së Pare në Republikën e Shqipërisë, ku ne raport me volumin e procedimeve të hetuara për vitin 2011, ky kampion i përdorur përbën rreth 0.04 % te procedimeve të hetuara. Kontrollin e 532 procedimeve të gjykuara në apel dhe të përfaqësuara nga prokurorët e Prokurorive të Apeleve Tiranë dhe Durrës, prej të cilave veçojnë vetëm 28 procedime, ku kanë shkelje sipas inspektimit të MD”, thekson vendimi.
Sipas Këshillit të Prokurorisë, raporti ka përdorur të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2011, duke raportuar për gjendjen e kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë, në kundërshtim të hapur më Kushtetutën dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
“Madje të dhënat statistikore te Prokurorisë së Përgjithshme janë manipuluar duke paraqitur shifra ndryshe nga çfarë janë në realitet. Kanë dhënë konkluzione për ligjshmërinë e vendimeve të mosfillimit, vendimeve te pushimit, vendimeve të dërgimit në gjykim dhe te regjistrimit te procedimeve penale, duke dale jashtë kontekstit të nenit 56, pasi për ligjshmërinë e vendimmarrjes së prokuroreve vendosin gjykata ose prokurori me i lartë”, thuhet më tej. Për sa i takon politikës se dënimit-vijon deklarata e Këshillit të Prokurorisë- MD ja faturon prokurorisë, “ku në fakt nuk është prokuroria që bën politiken e dënimit, por gjykatat me vendimet e tyre bëjnë politikën e dënimit ne tërësi dhe për vepra penale në veçanti”.
Sipas dokumentit, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka pasur gjatë vitit të shkuar asnjë rekomandim mbi politikën e dënimeve, por organi i prokurorisë e ka zhvilluar vetë një politikë të tillë. “Gjuha dhe terminologjia e përdorur në këtë raport si ‘’.......sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë me agresive sigurinë publike te qytetareve. ......asgjëson qëllimet e dënimit penal. .......minon besimin publik tek efektiviteti i ndjekjes penale/..... drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar .....etj, e koordinuar kjo me manipulim të shifrave jo vetëm të statistikës së prokurorisë por edhe të përqindjeve të prokurorive të kontrolluara të shkallës së parë kur flitet për 43% të prokurorive të kontrolluara në shkallë të parë dhe në fakt është kontrolluar me plan vetëm Prokuroria për Krime të Rënda dhe 9 kontrolle te tjera janë kryer mbi bazë ankese (1-3 ankesa), tregojnë qarte mosprofesionalizmin e kontrolleve dhe ushtruara, tendencën në sensin negativ të shfaqur në këto kontrolle, duke devijuar nga fryma e ligjit qe ka për qëllim që nëpërmjet kontrolleve, te përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme aktiviteti profesional i prokurorisë”, përfundon deklarata e Këshillit të Prokurorisë. /S.Lleshi/Start/
2012-03-25 15:14