Gabimet, i domosdoshëm sigurimi i mjekut

Ndaj, sigurimi i stafit mjekësor për gabimet njerëzore në profesion është i domosdoshëm, pasi për shkak të likuidimit të pacientëve, me vendim të Gjykatave, nga buxhetet e spitaleve, mungojnë fondet për shërbim të të sëmurëve.
Vetëm vitin e fundit kanë rënduar buxhetet e spitaleve, për pasojë kanë ndikuar në shërbimin ndaj pacientit, 3 raste me një shumë prej rreth 31 milionë lekë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me sigurimin e profesionit. Në këto raste, bëhet fjalë për hedhjen në gjyq nga ana e pacientëve të mjekëve, apo stafit mjekësor për mjekim joprofesional. Me vendim të prerë të Gjykatës, pacientët kanë përfituar shumën e mësipërme për shkak të gabimeve mjekësore, ndërsa fondet për likuidimin e tyre janë përdorur nga ato të spitaleve, që në fakt kanë destinacion tjetër si barna, paga, sigurime etj.
"Që fondet të mos ndryshojnë destinacion, por të shkojnë në shërbim të pacientëve duhet të bëhet një ndërhyrje në ligj, në mënyrë që mjekët dhe stafi mjekësor të kenë sigurimin e profesionit, sikurse kanë juristët apo profesione te tjera, nga ku mund të mbulohen faturat financiare të gabimeve mjekësore", thotë drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elavana Hana.
Edhe pse shifrat ende nuk janë shumë shqetësuese, krahasimisht me buxhetin e spitaleve, Hana thotë se "në aftat të gjatë, duhet menduar seriozisht për përmirësimin e legjislacionit përsa i përket sigurimit të profesionit". "Ky problem mund të kthehet në një boomerang nëse nuk i paraprihet që tani me rregullimet përkatëse ligjore", shton Hana.
"Ka boshllëk për këtë çështje, nuk ka pse të paguajë institucioni apo t’i ngarkohet fatura ISKSH ndaj vendimeve të Gjykatave për gabimet mjekësore të mjekëve. ISKSH financon spitalet për shërbimin ndaj pacientëve, jo për gabimet e mjekëve", thotë kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Tritan Shehu.
Duke pranuar vakuumin ligjor, Shehu shton se "duhet përmirësuar legjislacioni, me qëllimin që të detyrohen mjekët apo institucionet që të sigurohen pranë institucioneve për sigurimin e punës ndaj pacientëve". Sigurimi, sipas tij, mund të bëhet si mjek, apo institucion. "Kjo ndodh në të gjitha vendet. Në vendet e zhvilluara mjeku nuk mund të vërë dorë mbi pacientin nëse nuk është i siguruar, ndaj duhet të përmirësohet ligji", tha Shehu. /Start/
2012-03-25 13:45