Bashkia Shkodër forcon strukturat për adresimin e dhunës me bazë gjinore

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Bashkia Shkodër, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se në bashkëpunim me OSBE-në (OSCE Presence in Albania), organizoi një trajnim për punonjëset e saj, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Sipas njoftimit, trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të strukturave vendore për të adresuar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar mirëqenien, kujdesin për veten dhe sigurinë në vendin e punës.
Bashkia Shkodër shpreh angazhimin e saj për bashkëpunim me institucionet, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë në fuqizimin e mekanizmave kundër dhunës me bazë gjinore, si një hap drejt barazisë gjinore dhe një shoqërie më të sigurt.
Bashkia Shkodër forcon struktura për adresimin e dhunës me bazë gjinore 1 nga 4/a.f/r.e/