SIDA, 15 te prekur ne tre muaj

Virusi vdekjeprures i HIV/AIDS ka prekur edhe 15 persona per vitin 2008. Sipas te dhenave te specialisteve Institutit te Shendetit Publik, vetem gjate ketij tremujori jane shenuar 15 raste te reja, ndersa per sa i perket rruges se marrjes se tij kryesisht ka qene ajo seksuale. "Shifrat e te prekurve nga virusi i SIDA-s vazhdojne te mbeten ne te njejtat nivele, ashtu si edhe gjate vitit te kaluar. Mesatarisht ne nje muaj regjistrohen kater apo edhe pese raste te reja, te cilet identifikohen me ane te analizave apo nevojes qe kane per trajtim", eshte shprehur specialisti i Institutit te Shendetit Publik, Klodian Rrjepaj. Sipas tij, perhapja me e madhe eshte te moshat e reja dhe ajo e mesme.
Cdo muaj jane kater apo pese persona ne te gjithe vendin, te cilet ne momentin e kryerjes se analizave te virusit HIV dalin pozitive ndaj tij. Nderkohe qe, numri i te infektuarve gjate ketyre viteve te fundit ka ardhur ne rritje. E ndersa vite me pare infeksioni sillej nga vendet e tjera fqinje, dhe pikerisht emigrantet, tashme perhapja ndodh ne vend. Kjo per vete faktin se te infektuarit, te cilet jane ne periudhen dritare infektojne (kur virusi nuk eshte shfaqur), infektojne paralelisht edhe partneret e tyre. "Vetem gjate tre muajve te pare te vitit 2008 jane shenuar 15 raste te reja te personave te infektuar nga SIDA. Kurse per sa i perket perhapjes, ajo eshte e njejte ashtu si edhe gjate viteve te kaluara. Pra, ne te gjitha qytetet e vendit kemi te infektuar", eshte shprehur koordinatori i programit kunder HIV/AIDS, Klodain Rrjepaj. Sipas tij, per sa i perket shperndarjes se rasteve sipas seksit, ato jane pothuajse te njejta si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Por, gjate viteve te fundit eshte vene re se numri i femrave te prekura nga ky virus ka ardhur duke u rritur.
Nga rasti i pare ne vendin tone, i identifikuar ne vitin 1993, numri total i rasteve te konstatuara me semundjen e SIDA-s ne Shqiperi eshte 261 te infektuar. Vetem gjate vitit te kaluar u konstatuan te pakten 42 persona te prekur nga semundja e HIV/AIDS, mes te cileve, 29 jane meshkuj dhe 13 femra. E ndersa vite me pare virusi vinte nga emigrantet, gjate ketyre viteve te fundit ai tashme ka hedhur rrenjet dhe qarkullon ne pjesen ne te madhe te rasteve brenda per brenda Shqiperise. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik per vitin e shkuar, 40 per qind e rasteve jane viti jane shenuar ne vendin tone kurse pjesa tjeter nga emigracioni ose nuk dihet burimi. Nje tjeter fakt eshte se 37 per qind te te infektuarve jetojne ne zonat rurale dhe pjesa tjeter ne ato urbane. Por, pervec ketyre fenomeneve, ajo qe vihet re eshte testimi i ulet dhe diagnostikimi pasiv i te prekurve me HIV/AIDS ne Shqiperi, ndersa trajtimi mjekesor i ketyre pacienteve ka nisur tre vite me pare.
Vdekjet
Personat, te cilet kane virusin AIDS, jane me te rrezikuarit nga vdekja, ndersa te prekurit me HIV mund te kalojne edhe vite te tera jete nen pranine e ketij virusi. Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik tregojne se 95 persona ne prekur me AIDS, 55 prej tyre kane gjetur vdekjen gjate ketyre 14 viteve. "Shumica e rasteve jane ne stad simptomatik, nderkohe qe nje pjese tjeter eshte ajo e heshtura, ajo qe ndodhet nen majen e ajsbergut. Ndaj duhet te dyshojme se ka edhe me shume te prekur ne vendin tone, nderkohe qe ka informacion, por mungon vullneti per t'u testuar". jane shprehur mjeket infeksioniste.
Korce, i riu homoseksual vdes nga AIDS
Nje i ri homoseksual ne qytetin e Korces ka humbur jeten, rreth dy jave me pare, per shkak se ishte infektuar me virusin e SIDA-s. Por, turpi per te treguar kete virus e ka bere ate qe te mos kurohej ne qytetin e tij te lindjes, duke e lene pas dore marrjen e antiretroviraleve. Dy vjet me pare, i riu, nga qyteti juglindor, duket se ka marre virusin nga partneri i tij. Pas shqetesimeve te para qe ka hasur ne trup, ka kryer analizat, te cilat kane rezultuar pozitive ndaj ketij virusi vdekjeprures. Turpi per t'u treguar te afermve, por edhe shokeve te vet e ka bere qe cdo problem te vetin qe kishte ta perballonte pa pasur ndihmen e askujt. Nderkohe qe, jeta e tij seksuale ka qene aktive edhe gjate ketyre dy viteve te fundit, qe kur ka marre virusin. Per te gjithe ata qe e kane njohur, ekziston frika se mos rastesisht jane infektuar nga miku i tyre. Ende nuk dihen se cilet kane qene partneret e tij, gjate ketyre viteve te fundit, por mendohet se edhe keta kane marre te njejtin virus, ashtu si edhe i riu qe vdiq pak kohe me pare.
Vetem dy vjet i eshte dashur virusit qe te depertoje ne te gjithe trupin e tij, ndersa ka mundur te shkaterroje te gjitha organet, derisa ka sjelle edhe vdekjen e plote. Te afermit, por edhe familjaret, gjate gjithe kesaj kohe nuk kane ditur asnje gje mbi semundjen e djalit te tyre, ndersa ky i fundit ishte shume i rezervuar ne veprimet dhe bisedat qe bente me ta. Lajmin per semundjen qe mbartte djali i tyre prinderit e kane marre vesh pak momente perpara se ai te nderronte jete, kurse te afermit e tjere, si dhe miqte, kane mesuar semundjen pas ceremonise mortore. Ndersa te vetmit qe kane qene ne dijeni te semundjes, qe i riu nga Korca mbartte, kane qene dy miqte e tij me te ngushte. Keta kane qene edhe personat te cilet kane folur mbi te dhenat dhe si e kishte marre virusin djali nga Korca te specialistet e shendetit publik te qytetit. Nderkohe qe kane treguar edhe arsyen se perse deri me tani rasti nuk ishte bere i njohur.
Por specialistet e shendetit publik dhe mjeket infeksioniste pohojne se fenomeni i turpit dhe mentalitetit shqiptar ben qe shume persona, te cilet dyshohet se kane kete semundje te mos tregojne. Keshtu, sipas tyre, mendohet se ne vendin tone jane rreth 1 mije persona, te cilet jane prekur nga virusi i HIV/AIDS, por qe nuk kane vullnetin te testohen. Ndersa dyshohet se shumica e rasteve jane ne stad simptomatik, apo e quajtur ndryshe periudha dritare ku virusi nuk shfaqet, por qendron i fshehur.
"HIV/AIDS, 5 raste te reja ne muaj"
Specialistet e ISHP-se, dhe pikerisht ata qe studiojne rastet e te prekurve me AIDS, kane arritur te gjejne edhe nje mesatare te rasteve qe evidentohen cdo muaj. Keshtu, sipas te dhenave te tre viteve te fundit, rezulton se jane 4 deri ne 5 raste te reja ne muaj te te prekurve nga HIV/AIDS, ndersa po ne tre vitet e fundit numri i te shfaqurve eshte deri ne 30 apo 40 raste brenda nje periudhe 12-mujore. "Numri i te prekurve nga virusi vdekjeprures tashme ka nje mesatare mujore. Kjo varion nga kater deri ne pese raste ne muaj", ka pohuar Rrjepaj. Sipas tij, vetem gjate ketij tremujori te pare jane evidentuar 15 paciente te rinj, te cilet kane nevoje per trajtim mjekesor dhe asistence te mjekeve. Kurse, per sa i perket moshes, sipas Rrjepajt, ata jane kryesisht te rinj apo te moshave te mesme. "Nga te dhenat qe kemi rezulton se mosha me e prekur eshte ajo nga 33 deri ne 39 vjec. Por ka edhe mosha me te reja ndersa jane shenuar edhe raste te te prekurve te moshuar. Keshtu nje vit me pare eshte konstatuar nje i moshuar 74 vjecar" ka pohuar Rrjepaj. Nderkohe qe mohon faktin e infektimit te nje 80 vjecareje gjate ketij viti. Perhapja e epidemise, e krahasuar me vende te tjera, sipas specialisteve mbetet e ngadalte, nderkohe qe edhe numri i vdekjeve nga ky virus eshte i vogel ne krahasim me vendet e tjera. Specialiste pohojne se gjate dy viteve te fundit nuk eshte bere nje studim i mirefillte, nderkohe qe ne dy vitet e ardhshme do te kete nje te tille me te detajuar.
Shifra
3 persona te infektuarve SIDA, kane qene mbi 65 vjec
1 person zbuluar vitin e fundit i perkiste moshes 75-vjecare
1993 ka qene viti kur ne vendin tone eshte zbuluar rasti i pare
42 persona rezultuan te prekur nga kjo semundje vitin e kaluar
15 raste te reja jane shenuar kete vit
55 persona kane humbur jeten nga SIDA
37 per qind e rasteve te prekura jetojne ne zonat rurale
17 prej te prekurve jane femije, qe jane infektuar ne rruge vertikale