E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat, 12 gjyqtare vonojne 7 muaj vendimet

TIRANE - Dymbedhjete gjyqtaret e kapur me shkelje nga ana e ministrise mesohet se kane zbardhur rreth 45 dosje pas 7 muajsh e 23 dite nga dita e dhenies se vendimit. Lajmi behet e ditur nga burime konfidenciale prane Ministrise se Drejtesise. Gazeta "Koha Jone" ka arritur te siguroje emrat e 12 gjyqtareve, te cilet jane kapur me shkelje nga ana e Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise pas inspektimit 1-mujor ne Gjykaten e Apelit. Keshtu, sipas burimeve, mesohet se dymbedhjete gjyqtaret jane: Zeqine Sollaku, Dalip Bushi, Fatos Qato, Edmond Islamaj, Alaudin Malaj, Aleksander Muskaj, Bashkim Caka, Flutura Skenderi, Rrahman Qinami, Pajtim Hoxha, Seit Xhaxho e Lefter Jahja. Te dymbedhjete gjyqtareve, ju eshte vene ne dispozicion materiali shumefaqesh nga ana e Ministrise se Drejtesise ku edhe jane numeruar te gjitha shkeljet e tyre. Sipas burimeve mesohet se shkeljet e tyre kane nisur pikerisht me zvarritjen e zbardhjes se nje vendimin gjyqesor, i cili eshte bere per 7 muaj e 23 dite, nderkohe qe ligji e parashikon vetem 10 dite qe nga dita e shpalljes se vendimit zbardhjen nga ana e gjykates. Nderkohe qe sipas raportit te bere nga ana e Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise qe nga data 1 janar i vitit 2007 e deri ne 30 dhjetor te ketij viti ne kryesekretarin e kesaj gjykate jane dorezuar 700 dosje civile e penale, te cilat zene rreth 20 per qind te ceshtjeve te kesaj gjykate.

Mesohet se nga 12 gjyqtaret e kapur me shkelje nga ana e inspektoratit, gjashte prej tyre kane zbardhur nje numer me te madh vendimesh sesa koleget e tjere. Pikerisht nga kjo, eshte bere e ditur se gjyqtaret me shkelje me te renda kane qene Sollaku, Bushi, Qato, Islamaj, Malaj e Muskaj, te cilet jane kapur me me teper se 45 dosje, per te cilat ishte zvarritur zbardhja e vendimit dhe depozitimi me te pakten shtate muaj vonese. Nga inspektimi i kryer nga ana e Ministrise se Drejtesise eshte evidentuar fakti se nje numer i madh dosjesh jane dorezuar minimalisht ne nje afat kohor mbi dy muaj nga dhenia e vendimit dhe maksimalisht 6 muaj nga dhenia e vendimit. Raporti i bere nga ana e ministrise thuhet se vonesat ne dorezimin e dosjeve kane sjelle pasoja per te gjitha palet ndergjyqesore, pasi ne qofte se njera pale kerkon te ekzekutoje vendimin, pala tjeter kerkon te beje rekurs per ne Gjykaten e Larte, kerkese e cila, ne baze te nenit 476 te Kodit te Procedures Civile, duhet te depozitohet ne nje afat prej 30 ditesh nga njoftimi qe u eshte bere paleve. Raporti u eshte derguar 12 gjyqtareve te kesaj gjykate per te paraqitur observacionet dhe pas perfundimit te ketij procesi, ministri i Drejtesise do te vleresoje nisjen e procedimeve disiplinore per rastet e siperpermendura ne baze te detyrimeve ligjore te percaktuar nga ligji "Per organizimin e pushtetit gjyqesor".

Gjyqtaret me shkelje

1. Zeqine Sollaku

2. Rrahman Qinami

3. Aleksander Muaskaj

4. Alaudin Malaj

5. Bashkim Caka

6. Dalip Bushi

7. Pajtim Hoxha

8. Fatos Qato

9. Flutura Skenderi

10. Edmond Islamaj

11. Seit Xhaxho

12. Lefter Jahja

Ministri Alibeaj: "Jam ne pritje te reagimeve te gjyqtareve"

Ministri i Drejtesise, Enkeljed Alibeaj, ka bere te ditur se eshte ne pritje te gjyqtareve per ankesat e tyre qe kane ne lidhje me raportin e bere prej tyre. Per gazeten "Koha Jone" ministri i Drejtesise ka bere te ditur se eshte ne pritje te reagimit te gjyqtareve. "Jam ne pritje te reagimit te gjyqtareve, te vine te me thone e ke gabim", ka bere te ditur dje ministri Alibeaj. Duke refuzuar te beje publike dosjet, per te cilat edhe jane akuzuar se kane shkelur ligjin, ministri ka bere te ditur se pas pergjigjes qe do te marre nga ana gjyqtareve do te vendose edhe cfare do te behet me gjyqtaret. Pritet qe keta te fundit te dergohen per masa disiplinore ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ashtu edhe sic e kishte bere publike pas emerimit te tij si drejtues i ministrise, Alibeaj ka nisur punen e tij per kontroll te imtesishem te te gjitha gjykatave.

Qinami: "Nuk e kam pare ende raportin"

Gjyqtaret e akuzuar nga ana e ministrit te Drejtesise per shkelje te ligjit mohojne te kene pare raportin e tyre. Per gazeten "Koha Jone", gjyqtari Rahman Qinami ka bere te ditur se nuk e ka pare ende raportin e derguar nga ana e ministrit te Drejtesise ku edhe permenden shkeljet e tij. Nderkohe qe, sipas tij, raportin do ta shohe ne ditet ne vazhdim. Gjyqtari Qinami ka qene edhe nje nga gjyqtaret qe ka debatuar dhe kundershtuar hapur fjalet ministrit Alibeaj ne lidhje me zvarritjen e zbardhjes se vendimeve gjate analizes vjetore te Gjykates se Apelit nje muaj me pare. Ky i fundit ka qene edhe nje nga personat qe i ka kerkuar ministrit te nise inspektimi ne Gjykaten e Apelit dhe te verifikoje akuzat e bera publike nga ana e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›