Bashkia Tiranë: Lista e taksave që do hiqen
TIRANË- Paketa e re fiskale e Bashkisë së Tiranës është dërguar në Këshillin Bashkiak të Tiranës që në datën 3 tetor, dhe prej dy ditëshedhe këshilltarëve.
Në numrin e sotëm të ‘Gazeta Shqiptare’ do të këni mundësinë të lexoni listën e plotë të tarifave dhe taksave prej të cilave qytetarët do të lirohen.
Ndërkohë paketa fiskale ka pësuar ndryshime të mëdha në revokimin e 60 tarifave administrative dhe shërbimi, ku nga 64 tarifa administrative mbesin vetëm 7 të tilla dhe nga 17 tarifa shërbimi mbeten 14 tarifa.
Detyrimet familjare nuk kanë pësuar asnjë lloj ndryshimi, ndërkohë edhe taksa e pastrimit mbetet në nivelin e 5 mijë lekëve në vit po ashtu edhe taksa e gjelbërimit vijon të jetë 500 lekë.
Të vetmet lehtësime që janë bërë për qytetarët është se tashmë ata nuk do të paguajnë më për shërbimet që marrin pranë njësive bashkiake, si përshembull vërtetim se është banor i asaj lagjeje, etj.
(e.m/BalkanWeb)