Magjia e Jobs, Apple është rritur 1618%
Humbja e Steve Jobs mbyllë një epokë, por lë të skalitur në histori vlera rekord. Edhe në fushën e financës. Kjo është vërtetimi që mund të jesh i “cmendur dhe i uritur” (foolish and hungry), të lëvizësh zbathur në zyrë dhe të arrish të mundësh – në bursë – mijëra jaka të bardha me këpucë lustrafine.
Apple kaloi muajt e fundit një garë të egër me Exxon, për titullin e kompanisë më të pasur në planet. Një garë me parakalime të vazhdueshme, me vlera kapitali që luhatnin ndërmjet 350 miliardëve. Por kjo nuk u intereson shumë aksionistëve, sepse nga 12 dhjetori i vitit 1980 titulli nuk pushoi kurrë së rrituri. Sigurisht ka pasur uljet dhe ngritjet e tij, por ecuria ka qenë gjithmonë në rritje. Kompania u kuotua me 22 dollarë për titull, tani ajo vlen 378 dollarë: Një rendimet prej 1618% në 31 vite. Një dhuratë e bukur për investitorët e parë të Apple. Ata që nuk i shitën titujt, nga fillimi kanë fituar akoma më tepër: Një dollarë është transformuar në 13645 dollarë. Në historinë e saj në Wall Street, kompania me kuotimin e saj ka krijuar 300 milioner në pak sekonda, Apple ka kompletuar tre ndarje duke dhuruar aksione për aq sa titullarët e saj kishin në dispozicion, duke ulur kështu cmimin e kuotimit fillestar nga 22 në 2,75 dollarë.
Tregu beson ende në rritjen e kompanisë. Një rritje që nuk njihet për shpërndarjen e dividendëve. Apple nuk shpërndan dividend që prej vitit 1995, pasi e bëri edhe në 1987. Kompania ka shpërndarë aksione të reja falas për titullarët tre herë dhe ka reinvestuar fitimet në kërkim dhe rritje.
Gjatë vitit të fundit, një prej viteve më të errët të ekonomisë globale, Apple ka përmirësuar akoma më tepër performacën e saj. Më bilancin e mbyllur në datë 25 shtator, për të pasur numrat përfundimtar duhet pritur dhjetori, kompania ka arritur shifra rekord: 78 miliard të ardhura dhe 19,3 miliard të ardhura neto. Një rritje prej 20% nga ajo e vitit 2010: 65 miliard të ardhura dhe 14 të ardhura neto (+27.4%). Një performancë e shtyrë nga rritjet e shitjeve të iPhone dhe iPad.
Rritja e vitit të fundit, bashkë me lancimin e produkteve unik kanë forcuar në mënyrë të konsiderueshme vlerën e titullit. Për herë të parë në histori, Apple ka hyrë në top 10 të klasifikimit të markave botërore. Molla e kafshuar vlen sot 33 miliard dollarë, me një rritje prej 58% që e ka cuar kompaninë në vend të tetë.
(a.h/BalkanWeb)