E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Japoni ka dobësuar forcën e gravitetit

Tërmeti në Japoni në mars ishte shumë i fortë, aq i fort sa duket se ka dobësuar forcën e gravitetit. Analizat satelitore tregojnë se forca e pazakontë e tërmetit ka influencuar fushën gravitacionale në zonën që rrethon Japoninë.

Shpërndarja e pabarabartë e masës së tokës do të thotë se graviteti ka forcë të ndryshme në vende të ndryshme. Tërmeti ishte aq i fort sa holloi koren tokësore përreth Japonisë.

Studiuesit gjetën se tërmeti Tohoku-Oki, zvogëloi fushën gravitacionale me një mesatare prej dy militon gal, duke holluar koren tokësore. Në krahasim, forca gravitacionale që tërheq në sipërfaqen e tokës është, mesatarisht, 980 gal. (gal është shkurtimi i Galileu, është një mas nxitimi; një gal është e barabit me një centimetër për sekondë në katror.)

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›