E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim masiv në diell gjatë përplasjes së një komete

Observatori diellor dhe heliosferik (SOHO), një satelit që monitoron diellin, ka arritur të kap një skenë të mahnitshme këtë fundjavë: Një komet që përplaset në diell dhe pak sekonda më pas një shpërthim diellor.

Video, e krijuar nga një sekuencë imazhesh, mund të duket si një prodhim i kinematografisë hollivudiane. Ajo tregon një komet të ndezur në flak që përplaset në sipërfaqen e diellit dhe pak sekonda më pas vëzhgohet një shpërthim i madh nga ana tjetër e diellit.

Video krijon përshtypjen se shpërthimi, i cili quhet “coronal mass ejection” ose CME, mund të ketë ndonjë lidhje me kometën. Por shkencëtarët thonë se dy ngjarjet nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. I vetmi shpjegim i episodit, është koincidenca.

Sipas Dr. Philip Plait, një astronom që shkruan për “Discover Magazine”, shpjegon se këto lloj kometash, të quajtura “sungrazers”, në mënyrë konstante i afrohen diellit dhe ndonjëherë godasin sipërfaqen, ndonjëherë absorbohen. Në të njëjtën kohë mund të ndodhin edhe shpërthime diellore, që është një event shumë i zakonshëm në diell dhe ndodh edhe kur nuk ka kometa që e godasin.

(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shpërthim masiv në diell gjatë përplasjes së një komete

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›