E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet per privatizimin e ish-ekspozites



TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimin per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot pas akuzave te ngritura nga Partia Socialiste se privatizimi i truallit te saj eshte bere permes nje procesi korruptiv. Hetimet jane nisur kryesisht nga institucioni i akuzes pas deklaratave publike te bera nga deputetet e PS-se dhe te PD-se. Hetimet po kryhen nga Njesia e Task-Forces Kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ne Prokurorine e Tiranes. Dosja bazohet aktualisht te deklaratat e bera publike ne media nga politikane por edhe biznesmene ne lidhje me kontratat e lidhura dhe te prishura disa here per godinen e ish-ekspozites. Burime prane Prokurorise se Tiranes thane se paraditen djeshme eshte regjistruar procedimi penal per te zbardhur te verteten dhe per te verifikuar versionet e ndryshme qe jane publikuar deri tani. Per kete arsye pritet qe shume shpejt prokuroria te therrase fillimisht personat qe kane dhene deklarata publike shoqeruar kjo edhe me mbledhjen e dokumentacionit perkates. Ceshtja e shitjes se truallit shteteror me cmim tri here me te ulet se zona perreth dhe akuzat se pas ketij privatizimi qendrojne persona te lidhur me pushtetin prej ditesh po mbajne te gjalle debatin politik ne vend.

17 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›