E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i Pronave reagon Kuvendi Procedura per miratimin e draftit eshte ndjekur konform rregullores

17-09-2010 / Gazeta 55

Ne lidhje me deklarimet e bera pergjate dy diteve me radhe nga eksponente te Partise Socialiste per rregullueshmerine e procedurave te votimit ne seancen plenare te dates 16 shtator 2010 sherbimi i seancave plenare sqaron se e gjithe procedura per votimet e kryera ne kete seance eshte e dokumentuar e hapur dhe publike.


Procedura e votimit eshte zhvilluar konform Rregullores ne menyre specifike neneve 56 57 58 dhe 61 te saj.


Sic rezulton nga rregjistrimet audio dhe video te procedures se votimit votimi eshte bere i panderprere per te gjitha projektaktet e percaktuara ne rendin e dites.


Gjate procedures se votimit te dekretit nr. 6664 date 13.8. 2010 Per kthimin per rishqyrtim te ligjit nr. 10308 date 22.7.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar me kerkese eshte pezulluar votimi dhe eshte ribere ai si pike e fundit e rendit te dites. Dekreti i Presidentit eshte rrezuar me shumicen e nevojshme te kerkuar nga neni 85 paragrafi 2 i Kushtetutes.


Per rregullueshmerine e kesaj procedure sherbimi i seancave plenare eshte i gatshem te perballet me cdo deputet grup deputetesh apo Grup Parlamentar qe do te kontestonte sipas Rregullores vlefshmerine e saj ne instancat perkatese te Kuvendit.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›