Komuniteti Mysliman kerkon hapjen e Universitetit Islam
Artan CENA
TIRANE - Kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muca ka ngritur kallezim ne prokurori per pezullimin nga detyra. Muca ka depozituar kallezim edhe per uzurpim te vules se Komunitetit. Gjithashtu ne kulmin e debatit ne Komunitetin Mysliman kreu Selim Muca ka deklaruar se do te kerkohet hapja e Universitetit te Shkencave Islame. Burimet zyrtare nga KMSH thane dje se eshte marre vendimi dhe do te behet kerkesa qe ne vendin tone te hapet nje universitet per dijet Islame. Me hapjen e ketij universiteti te rinjte shqiptare nuk do te kene nevoje te shkojne ne vendet e huaja per te vazhduar studimet teologjike - tha gjate konferences se djeshme kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muca. Sipas tij universiteti do te sherbeje per shkollimin e djemve e vajzave te reja njekohesisht dhe te drejtuesve te Komunitetit Mysliman Shqiptar e me gjere.
Universiteti
Kryesia e KMSH-se ne mbledhjen e djeshme ka marre vendim per hapjen e Universitetit te Shkencave Islame ne Shqiperi tha dje kreu i KMSH-se Selim Muca. Sipas tij ky universitet do te synoje dhenien e nje arsimi te larte te pershtatshem me kulturen traditat dhe karakteristikat e shoqerise shqiptare duke mbajtur ne bazat e tij themelet dhe kushtet e besimit dhe te fese islame. Me hapjen e ketij universiteti te rinjte shqiptare nuk do te kene nevoje te shkojne ne vendet e huaja per te vazhduar studimet teologjike tha Muca. Sipas kreut te KMSH-se Universiteti do te jete nje institucion i standardeve nderkombetare duke synuar terheqjen dhe arsimimin e te rinjve jo vetem nga Shqiperia por edhe nga vendet e rajonit dhe Europa duke u bere keshtu nje qender e promovimit te vlerave islame shqiptare. Me kete rast dua te falenderoj te gjitha mediat te cilat kane qene mjaft korrekte dhe kane bere nje pasqyrim real te situates.
Padia
Ashtu sic jeni ne dijeni ne institucionin tone kane ndodhur disa situata te pakendshme por me gjithe tentativen e deshtuar per uzurpimin e institucionit Komuniteti Mysliman i Shqiperise i eshte kthyer normalitetit dhe do te vazhdoje te jete nje perfaqesues i denje i mbare myslimaneve shqiptare - tha dje Muca. Nepermjet nje peticioni keta persona kane akuzuar ashtu si edhe here te tjera kreun e ketij komuniteti per veprime antiligjore nderkohe qe Muca ne nje konference per shtyp sqaroi se mbledhja e tyre ishte ilegale rrjedhimisht sipas tij edhe vendimi per ta shkarkuar eshte antistatutor dhe antiligjor. Pas kesaj myftiu i Durresit i Kukesit dhe sekretari i Pergjithshem i KMSH-se jane pezulluar. Per kete gje eshte bere dhe nje padi ne prokurori.
Sherr me prinderit drejtori mbyll nxenesit ne qilar
KORCE - Skandal ne nje shkolle te Korces. Drejtori i shkolles 9-vjecare Servasti Qirjazi ka ngujuar dje ne qilarin e shkolles 30 nxenes te klases se pare. Ngjarja e pazakonte ndodhi pas nje debati mes tij e prinderve per kushtet ne te cilat ata mesonin. Drejtori i ka marre keto masa per te mos lejuar pranine e mediave te filmonin kushtet ne te cilat mesonin keta femije. Klasa mesohet te kete qene pa dritare me lageshtire dhe e erret. Ne shenje hakmarrjeje drejtori Albert Damianeci ka mbyllur dyert e shkolles ndersa nxenesit e klases se pare i ka ngujuar ne qilar per rreth 1 ore. Duket se ngjarja eshte bere me e madhe kur ky i fundit ka lajmeruar policine duke ngritur nje padi per dy nga prinderit. Sipas pretendimeve te drejtorit 2 prinderit kane ushtruar dhune mbi te. Policia ka shkuar menjehere ne shkolle duke liruar nxenesit qe u mbajten te mbyllur per rreth 1 ore. Ne nje prononcim drejtori ka deklaruar se nxenesit jane mbyllur ne qilar pas vendimit per te lyer klasen ku mesonin meqe ajo nuk kishte dritare dhe ishte ne erresire.
Finlande kisha mbron familjen shqiptare nga riatdhesimi
HELSINKI - Kisha e Shen Mihalit ne Turku te Finlandes i ka ofruar strehim dhe mbrojtje nje familjeje shqiptare e cila duhet te riatdhesohet forcerisht diten e sotme. Agjencia finlandeze e lajmeve YLE citon priftin Juni Lehikoinen te kete thene se eshte i paarsyeshem riatdhesimi i familjes se Pellumb Lishes qe ka qene me detyre polic ne vendin e tij. Prifti ka deklaruar se eshte ende ne proces ndihma per Lishen gruan e tij dhe dy femijet si dhe perpjekjet per te penguar riatdhesimin. Pellumb Lisha qe ndodhet prej dy vjetesh ne Finlande pretendon se i kercenohet jeta e tij dhe e femijeve nese kthehet ne Shqiperi si pasoje e punes qe ka bere ne hetimin e nje rrjeti trafiku droge dhe prostitucioni.
17 Shtator 2010