E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tiranë nis aksion të gjerë pastrimi, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Pas ndryshimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës, strukturat bashkiake janë rikthyer në terren, me një aksion të gjerë për pastrimin dhe ndërhyrjen në zonat më problematike të kryeqytetit.

“Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave më problematike të kryeqytetit për pastrimin e qytetit dhe rikthimin e normalitetit pas sezonit veror”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Grupet e punës të Bashkisë së Tiranës kanë zbritur në terren, duke ndërhyrë në zonën e Bregut të Lumit, Babrrusë dhe Urës së Kamzës. Në aksion janë përfshirë Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit, Policia Bashkiake, Eco Tirana dhe ndërmarrje të tjera në varësi të Bashkisë.

Zyrtarë të Bashkisë së Tiranës bënë të ditur se ndërhyrjet do të vijojnë çdo ditë dhe do të shtrihen në të gjitha pikat problematike të Tiranës.

Krahas punës së strukturave bashkiake, është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i qytetarëve për të mbajtur të pastër kryeqytetin.

Aksionet e pastrimit të Bashkisë së Tiranës do të vijojnë çdo ditë, me ndërhyrje të koordinuara në të gjitha zonat problematike, me synim rikthimin e normalitetit dhe përmirësimin e situatës në kryeqytet.

1 nga 3

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›