Tërmet i fuqishëm në Paqësor, frikë për cunami

Tërmeti kishte një forcë prej 7.4 ballë të shkallës riter, kur u regjistrua rreth orës 06:37 të ditës së sotme me orën lokale. Instituti i gjeofizikës amerikane bëri me dije se epiqendra e tërmetit është lokalizuar 111 kilometra në jug të qytetit të Puerto El Triunfo.
Sipas Qendrës së Alarmit të Cunamit në Paqësor, tërmeti ka aftësi të shkaktojë dallgë të fuqishme, çka mund të pasohet me një cunam që mund të godasë zonat e El Salvadorit, Kosta Rikës, Nikaraguas, Hondurasit, Guatemalas, Panamas dhe Meksikës. /Start/
2012-08-27 14:14