E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin pergatitjet per festivalin Aulona International Folk Festival

Edicioni i Tretë i Festivalit Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival" zhvillohet në muajin maj. Pjesëmarrës janë 8 grupe folklorike nga Evropa.

Drejtori i tij artistik, Vaso Tole, u shpreh se festivali tashmë ka krijuar profilin e një aktiviteti folklorik në shërbim të drejtpërdrejtë të turizmit kulturor.

Përveç misionit kryesor që ka në shërbim të turizmit kulturor, është menduar që festivali të shënojë hapjen e aktiviteteve festive për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›