Bashkia dhe Klubi i Patriotëve të Rinj përplasen me Ramën për dekorin

Flamujt e vendosur nga PDIU
TIRANE- Bashkia e Tiranës dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama janë përplasur sërish për dekorin e kryeqytetit. Menjëherë pas deklaratave të Ramës në Tëwitter reagoi Bashkia duke shprehur keqardhje për sulmet e kryesocialistit. Sulmet e Ramës për dekorin, Bashkia i ka cilësuar si përçarëse dhe që sjellin frymë negative në këtë kohë feste.
Bashkia ka akuzuar edhe njëherë kreun e PS-së, se në kohën që ai ishte në krye të Bashkisë nuk e ka zbukuruar asnjëherë Tiranën për 28 nentorin.
Po ashtu lidhur me deklaratat e Ramës ka reaguar edhe Klubi i Patriotëve të Rinj pranë PDIU-së, të cilët kanë vënë sot flamuj rreth trotuareve në disa zona të kryeqytetit.
Sipas Patriotëve të Rinj, bulonat që mbajnë flamujt nuk dëmtojnë trotuaret. Duke theksuar se KPR nuk pret sugjerime nga ata që zbardhnin dhe nuk vishnin kuq e zi ditët e festës, Klubi i Patriotëve të Rinj i cilësoi si fyese deklaratat e Ramës.