E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Korce takim me te rinjte

Kryesocialistri Edi Rama, shfrytëzoi takimin me të rinjtë e Korçës, për të bërë politikë, duke u përqendruar tek analfabetizmi dhe papunësia. 
“Ta pavarësojmë vendin tonë nga injoranca duke filluar një luftë të paepur me analfabetizmin që sot ka shkuar 15%. Me 15% të fëmijëve shqiptarë analfabetë, Shqipëria nuk është e pavarur nga injoranca. Ne kemi misionin që të rejave dhe rinjve që shkojnë në shkolllë t’ju krijojmë kushtet për tu mësuar një zanat. Me 1 milionë të papunë, 60% e të cilave janë të reja dhe të rinj ne nuk jemi të pavarur nga varfëria. E pra, ne kemi misionin që ta pavaresojmë nga varfëreia duke luftuar papunësinë, duke i dhënë çdo djali e vajze mundësinë të punojë falë aftësive që do marrin në shkollë. Çdo shqiptar ka te drejtën të punojë me punë të ndershme”, u shpreh Rama. 
Por duket se deputeti Pandeli Majko, i zgjedhur në këtë qytet, ka një mendim të konsoliduar për zgjedhjet e ardhshme. 
“Po të deshi Korça, të do bota; po s’të deshi Korça, ik dhe mos e prit 2013”, deklaroi Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›