E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: 11 vjet, Rama vetëm rriti taksat, nuk na takoi asnjëherë

18-11-2012 / Gazeta 55

Përfaqësues të PD, takime me tregtarët në njësinë nr. 7, Tiranë


Përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor kanë intensifikojnë  bashkëbisedimin me përfaqësues të bizneseve të kryeqytetit, për t’u njohur me problematikat e tyre por edhe për të parë çdo mundësi për përmirësimin e klimës së biznesit.  Zëvendësministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi e shoqëruar nga Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Etion Kapedani, si dhe drejtoresha e Përgjithshme e Taksave të Tiranës, Andi Pustina, kanë bashkëbiseduar me bizneset e rrugës së Kavajës dhe të rrugës “Naim Frashëri”.   Përfaqësuesit e bizneseve kanë vlerësuar masat e marra nga qeveria për reduktimin e taksave të tyre, ndërsa e kanë cilësuar mashtrim, premtimin e Edi Ramës për të bërë zero taksat e biznesit të vogël. Sipas tyre, njeriu që për 11 vjet vetëm i rriti taksat, sot është absurde t’i besosh se mund t’i ulë taksat, e jo më t’i heqë ato. “Në vitin 2010-të, taksa e gjelbër ka qenë 35 mijë lekë, ndërsa në vitin 2012 kjo taksë është zero. Po ashtu edhe taksa e pastrimit ka qenë rreth 10 mijë lekë, ndërsa sot është 6 mijë lekë, shohim që tarifat nga 2011 e këtej kanë ardhur në ulje”, thanë tregtarët. Nga ana e saj, Kasmi theksoi se përfaqësues të PD-së, në pushtetin vendor apo qendror, do të zhvillojnë çdo ditë takime me përfaqësuesit e biznesit të vogël si gjeneratori kryesor i punësimit. “Është miratuar një paketë ligjesh dhe po punohet akoma më shumë për të shmangur të gjitha barrierat, që biznesi i vogël ka në drejtim të regjistrimit dhe të të bërit biznes. Barra fiskale në 2005 ishte 120 mijë lekë, ndërsa në vitin 2012 është 67 mijë lekë. Nga ana tjetër, edhe vlera e taksës nga 3 për qind e xhiros është ulur në 1.5 për qind të saj”, theksoi Kasmi.  Ajo vuri në dukje se, maxhoranca ka miratuar aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me të bërit biznes. “Është miratuar një paketë ligjesh dhe po punohet akoma më shumë për të shmangur të gjitha barrierat, që biznesi i vogël ka në drejtim të regjistrimit dhe të të bërit biznes. Është marrë një iniciativë për të patur mundësinë, që të gjithë profesionistët më të lartë të institucioneve qeveritare dhe vendore, juristë, ekonomistë etj., të takojnë drejtpërdrejtë biznesin e vogël, qytetarët shqiptarë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, për ta mbajtur të çliruar dhe të pavarur Tiranën dhe Shqipërinë nga çdo premtim, apo mashtrim elektoral që mund të bëhet në kuadër të taksës zero”, u shpreh Kasmi.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›