E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Rama braktis veteranët dhe 68-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, kërkon strehim në Korçë

18-11-2012 / Gazeta 55

Që Edi Rama s’ka respekt për votuesit e tij, është thënë aq herë sa çdo socialist, i ri dhe i vjetër, bëhet vrer kur i drejtohet kutisë së votimit. Por, këtë konstatimi është pak më i thellë. Edi Rama ia mbathi dje drejt Korçës, jo në kuadër të ndonjë aktiviteti të rëndësishëm politik, pavarësisht dokrrave dhe broçkullave që hodhi lart e poshtë kundër sistemit arsimor shqiptar, por më shumë për t’iu fshehur ceremonive përkujtuese të 68 vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Ai bojkotoi dje çdo nderim që ish partizanët i bënë çlirimit të Tiranës nga forcat naziste. Kjo e shpjeguar në dy pika. E para, sepse Edi Rama nuk ka më respekt për qytetin që e rrëzoi me votë 1 vit më parë nga (keq)qeverisja 11 vjeçare. Dhe e dyta, ai (Rama) kërkon t’i shkëpusë socialistët dhe PS-në nga lidhja e tyre simbolike dhe ideologjike, si pasardhës të dëshmorëve të luftës apo dhe forcave partizane (të cilët, vlen të theksohet, një pjesë u shndërruan në segmentet e një prej regjimeve më diktatorialë që bota kishte njohur ndonjëherë dhe pjesa tjetër u pushkatuan me vendim të Enver Hoxhës). Gjithsesi, simbolika për dëshmorët dhe partizanët e luftës, është ajo e përkujtimit të datës historike, 17 nëntorit, dhe logjikisht sytë i kanë te Partia Socialiste dhe organizimet e saj. Por, kjo nuk ndodhi dje. Edi Rama nuk u pa gjëkundi në Tiranë. Nga zyrtarët e PS-së, spikati Sajmir Tahiri me një grup deputetësh socialistë, të cilët kryen homazhe pranë Ushtarit të Panjohur. Ndërsa kryesocialisti ndodhej në Korçë i pa-shqetësuar (më saktë, në Dardhën turistike të Korçës, duke shijuar një fundjavë pushimi me dreka dhe darka të paguara nga Fideli dhe Sadriu).
Kryebashkiaku Basha: Sakrifica e të rënëve, burim frymëzimi për bashkim dhe jo përçarje/Autoritetet më të larta të qeverisjes vendore të Tiranës dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë përulur dje me nderim dhe respekt përpara sakrificës së atyre që dhanë jetën 68 vjet më parë për çlirimin e Tiranës, kryeqytetit të shqiptarëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, nënkryetaret e Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Kryetari i Këshillit të Qarkut, përfaqësues të Prefekturës, kryetarët e njësive bashkiake, deputetë të Tiranës, veteranë etj, kanë kryer sot homazhe në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit, aty ky prehen të gjithë heronjtë e Tiranës dhe Shqipërisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka theksuar se sakrifica e atyre që dhanë jetën për çlirimin e kryeqytetit, duhet të shërbejë sot si burim frymëzimi për bashkim dhe jo përçarje. “Në këtë 100 vjetor, unë uroj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që sakrifica e atyre që ranë për çlirimin e kryeqytetit, të shërbejë si një burim frymëzimi për bashkim dhe jo për përçarje. Sot, kur një pjesë e ëndrrave dhe idealeve të tyre për një Shqipëri demokratike, të përparuar, evropiane janë realizuar apo janë kaq pranë realizimit, detyra jonë është të mos përsërisim gabimet e së shkuarës por të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë qytetit tonë, vendit tonë, popullit dhe kombit tonë atë që meriton” – u shpreh z. Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›