Fauna drejt shfarosjes, ekspertët: Gjuetia e paligjshme po zhduk kafshët
Elbasan- Gjuetia e paligjshme po rrezikon shfarosjen e kafshëve të rralla në Qarkun e Elbasanit. Alarmi jepet nga shoqata e gjuetarëve e cila thotë se fauna po shkon drejt zhdukjes.
Gjatë zhvillimit të kampionatit të Qitjes me Piatel, kreu i shoqatës së gjuetarëve të Elbasanit Sulejman Peza tha: Gjendja e gjuetisë në përgjithesi në të gjithë vendin është skandaloze.
Peza në apelin e tij kërkoi ndërhyrjen e shtetit për mbrojtjen e faunës.
Në këtë kuadër sekretari i shoqatës Gëzim Gjorduni tha se duhet të krijohen rezervate për mbarështimin e kafshëve, me qëllim siç u shpreh ai mbrojtjen e tyre nga zhdukja.
Paraditen e së shtunës, që përkoi me përfundimin e sezonit të gjuetisë, Shoqata e Gjuetarëve të Elbasanit organizoi kampionatin e qitjes me piatel në fshatin Xibrrakë. Në këtë kompeticion garuan afro 100 gjuetarë.