E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, pala greke kthen emigrantët në kufi, shqiptarët: Duan 5000 Euro

kapshtice-pika-mkufitareKapshticë- Pas një periudhe marrëveshje mes palës greke dhe asaj shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës, autoritetet fqinje kanë gjetur tashmë një tjetër ‘pretekst’ për të mos lejuar kalimin e emigrantëve shqiptarë.

Me dhjetra qytetarë shqiptarë janë kthyer gjatë ditëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës, pasi pala greke u ka refuzuar hyrjen për në shtetin fqinj.

Vetë qytetarët deklarojnë se si arsye për moskalimin, ju jepet fakti që përveç garancisë që të kalojnë në anën tjetër, të kenë me vehte edhe një shumë prej të paktën 5000 Euro, pavarësisht ditëve të tyre të qëndrimit.

Ndërsa sipas asaj që thuhet nga autoritetet greke, justifikimi për kthimet bëhet me argumentin se këta qytetarë shkojnë për të punuar në shtetin fqinj. Pritet që të zhvillohet edhe një takim mes autoriteteve për sqarimin e situatës.

Qytetarët kanë prej disa ditësh që qëndrojnë në pikën kufitare të kalimit me shpresën se kjo situatë do të zgjidhet.

Duke përballuar edhe kosto shtetsë, të qëndrimit, ngrënie e shpenzime të tepërta në një situatë paradoksale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›