Zgjedhjet 2013, Partia Demokratike mbledh konventën për Shqipërinë e zhvilluar
TIRANË- Partia Demokratike mblodhi pasditen e së shtunës konventën për Shqipërinë e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë punimeve të konventës pritet të marrin fjalën përfaqësues të lartë të PD-së si dhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Konventa e PD-së, u çel nga numri dy i PD-së, Astrit Patozi, i cili duke sjellë në vëmendje arritjet e mazhorancës ndër vite, theksoi se PD nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të barabarta ne BE
Patozi nënvizoi se shqiptarët me 23 qershor do të zgjedhin mes një lideri si Edi Rama që kërkon ta kthejë Shqipërinë vite pas dhe një lideri si Sali Berisha që punon për të çuar vendin përpara.
ASTRIT PATOZI: NUK DO PUSHOJMË DERISA TË INTEGROHEMI
"Gjithçka fillon me rrugët. Në këto vjet kemi ndërtuar dhe rindërtuar 10 mijë km rrugë. Ne i kemi lidhur këto rrugë me pika kufitare. Kemi rikonstruktuar aeroportin “Nënë Tereza”, 1 mln e gjysmë udhëtarë në vit. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 45 rrjete të furnizimit me ujë.Ne po lidhim qytetarët me internet kudo që ata jetojnë. Ne kemi siguruar kujdes shëndetësor më të mirë. Në po lidhim Shqipërinë me Botën, sot me PD liberalizmi i vizave është bërë realitet. Jemi anëtarë krenar të NATO. Nuk do pushojmë asnjë çast derisa të bëhemi anëtare me të drejta të barabarta ne BE. Ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do ja dalim së bashku. Sot do flasim për zgjidhjen mes një lideri që po kërkon ta kthejë Shqipërinë vite dhe vite pas, dhe liderin dhe koalicionin e Sali Berishës që po kërkon ta çojë Shqipërinë para, për një Shqipëri të zhvilluar".
ENO BOZDO: JEMI NË KRYE TË REVOLUCIONIT ENERGJETIK
“Zhvillimi në sektorin e ujit ka qenë i jashtëzakonshëm. Investimet në ujë dhe kanalizime kanë rritur cilësinë e jetës dhe kanë hapur mijëra vende pune. Sot kemi energji elektrike 24 orë. Në investuam ne prodhimin e energjisë, edhe pse është me e kushtueshmja. Jam i lumtur se me mua këtu sot, të gjithë përfitojnë nga ky shërbim. 53 HEC të reja kanë mundësuar 5 mijë të punësuar direkt. Ne jemi në krye të një revolucioni energjitik, të krijon vende të reja pune dhe mbron mjedisin. Projekti TAP pritet të kalojë mes përmes Shqipërisë. Kjo sjell 20 mijë vende të reja pune. Por, ne kemi ende shumë për të bërë”.
SOKOL OLLDASHI: RRUGA BARAZ ZHVILLIM
“Të gjithë e dinë që PD ka ndërtuar më shumë rrugë, 10 mijë km rrugë, që lidhin komunat, fshatrat qytetet. Në ndërtojmë rrugë sepse e dimë se rrugët janë damarët ku kalon zhvillimi ekonomik i vendit. Rrugët dhe zhvillimi janë e njëjta gjë. Ka ca të tjerë që kanë humbur rrugën, janë në autobus. Janë duke dremitur në autobus. Nuk na duhet. Sot në Kukës shkohet për 90 minuta dhe për 2 orë 3 0 minuta shkon pi kafe në Prishtinë. Në këtë rrugë kalon dhe Edi Kokëdhima, por nuk e sheh”.
Lajmi vijon