E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Gjirokastrës, bizneset nuk paguajnë taksat

Bizneset në Gjirokastër nuk paguajnë detyrimet e tyre. Pronarët e biznesve thonë se nuk kanë mundësi të likujdojnë Bashkinë për shkak të krizës, sepse aktiviteti i tyre ekonomik është në mbyllje. Ndërsa për 7 mujorin e parë kjo Bashki po operon me task-forca për vjeljen e tatim-taksave.
 

Sipas drejtorit të Zyres se Tatim-Taksave të bashkise Gjirokaster, Gentjan Thomollari, ky vit konsiderohet si periudha me e veshtire ekonomike e bizneseve qe prej vitit 2007, kohe ne te cilen administrimi i biznesit te vogel kaloi si kompetence e njesive vendore.
Sipas Thomollari, prane kesaj zyre ne bashkine e Gjirokastres figurojne ende biznese, te cilat nuk kane shlyer detyrimet qe prej vitit 2011. Gjithashtu, Thomollari shton se do te merren masa administrative per subjektet ekonomike te cilat nuk shlyejne detyrimet, masa këto të parashikuara edhe në ligj.
 

Ndërsa taks -forca e Bashkisë do të operojë përgjatë vitit për të vjelë detyrimet e bizneseve, ku një pjesë e mirë e tyre janë mbyllur për shkak të falimentimit, por në anën tjetër ka dhe bizese të cilat ushtrojnë normalisht aktivitetin, por janë të fshehura dhe të shpalluara si të falimentuara më parë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›