Rrugët e amortizuara, drejt asfaltimit Hysgjokaj-Lushnjë

Banorët e komunës Hysgjokaj në Lushnje do të kenë akses tashmë në një rrugë të afaltuar për të shkuar drejt qytetit. Rruga e amortizuar prej vitesh tashmë do t`i kthehet normalitetit, duke i dhënë më tepër lehtësi banorëve për të transportuar mallrat në tregjet e qytetit të Lushnjes.
Rikonstruksioni është bërë përgjatë 12 kilometrave, duke e lidhur këtë komunë me qendren administrative te nenprefektures se Lushnjes. Sipas nenkryetarit te komunes se Hysgjokajt, Hyqmet Leka, rikonstruksioni i rruges është një zgjidhje e pritur më shumë se 20 vjet nga banorët e kësaj njesie.
Prodhimet bujqësore në këtë komunë janë më të mëdhatë në Lushnje. Hysgjokaj ka një prodhim mbi 300 hektare sera, kryesisht me perime. Përfundimi i kësaj rruge do të thotë për banorët shitje e këtyre prodhimeve dhe jo stogje si vite më parë. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë këtë segment përgjatë 2012.