LSI: Të nisë dialogu mes palëve në Bulqizë

Lëvizja Socialiste për Integrim u ka bërrë thirrje palëve në Bulqizë të gjejnë rrugët e dialogut për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e situatës pas hyrjes në grevë urie të 16 minatorëve.
Në një konferencë për shtyp sekretari për marrëdhëniet me publikun Ardit Çela ka theksuar se LSI-ja është e shqetësuar për gjëndjen e rëndë të minatorëve ndërsa fton se palët të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje në mënyrë që t`i jepet fund grevës së urisë dhe puna në minierë të fillojë normalisht.
“Të dyja palët duhet të gjejnë rrugët e dialogut për të arritur një marrëveshje pasi në radhë të parë qëndrojnë interesat e minatorëve” theksoi Çela.