Guvernatori i ri, përplasja e radhës mes presidentit dhe mazhorancës
Afrimi i zgjedhjes së Guvernatorit të ri pritet që të shkaktojë një përplasje të re mes presidentit dhe mazhorancës.
Siç bën me dije Mapo, taktika e PD-së është për të zgjedhur si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës kandidatura afër saj, me qëllim që presidenti të dekretojë për guvernator njërin prej tyre.
Presidenti Topi preferon më shumë një ekspert të fushës. Suzana Guxholli dhe Elisabeta Gjoni janë dy nga emrat për Këshillin Mbikqyrës.
Në garën për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë janë kreut aktual Ardian Fullani, Ridvan Bode dhe Genc Ruli.
Megjithatë, ajo që shihet si e sigurtë, është se Berisha ka vendosur largimin e Fullanit dhe me shumë mundësi, në vend të tij do të emërohet Ridvan Bode.