E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Italia, partner shumë i rëndësishëm strategjik

Në ditën e dytë të vizitës së tij të punës në Bari, Presidenti Topi, zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidentin e Rajonit të Puljas, Nikola (Niki) Vendola e ka konsideruar “Italinë si një partner shumë të rëndësishëm strategjik”.
Në këtë takim Kreu i Shtetit shqiptar, pasi vuri në pah arritjet dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë në drejtim të integrimit evropian, duke vlerësuar edhe ndihmesën e çmuar të Italisë në këto procese, nënvizoi nevojën për intensifikim të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare-ekonomike në fusha si energjitika, turizmi, bujqësia, etj., duke vënë në dukje kushtet dhe mundësitë shumë të mira që ofron vendi ynë me rritjen e tij ekonomike dhe sistemin e favorshëm fiskal për investime të huaja.
Presidenti Topi gjithashtu ka ftuar sërish investitorët italianë që të rrisin akoma edhe më tepër praninë e tyre në Shqipëri.
Nga ana e tij Presidenti i Rajonit të Puljas, Nikola Vendola pasi vuri në dukje se vizita të tilla të nivelit më të lartë thellojnë e forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin dypalësh, theksoi nevojën e rritjes të shkëmbimeve tregtare e ekonomike të partneritetit në fusha të ndryshme si ajo e shëndetësisë, energjisë, bujqësisë, turizmit, shkëmbimeve arsimore, shkencë dhe kulturë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›