E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne spital nje jave pas aksidentit

Vdes ne spital i aksidentuari i disa diteve me pare. Burime te Policise se Durresit bene te ditur se te dielen ka gjetur vdekjen ne Spitalin Ushtarak Tirane shtetasi Muharrem Bajaziti 49 vjec. Ky shtetas qe banonte ne fshatin Arapaj te Durresit u aksidentua tek Unaza e Shkozetit me 28 shtator nga nje automjet i tipit Mercedez Benz 190 me targa GJ8385A qe drejtohej nga shtetasi Thanas Marko 46 vjec nga Gjirokastra. Pas nje jave perpjekjesh ne spital per te mbijetuar nga plaget dhe trauma e aksidentit 49- vjecari nuk ka mundur te mbijetoje nderkohe qe per drejtuesin e automjetit ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›