Perfundojne ne qeli dy dezertore
Ndonese sherbimi ushtarak i detyruar eshte hequr per ata qe kane dezertuar nga ushtria vazhdojne te aplikohen denimet. Policia e Durresit beri ekzekutimin e Urdhrit te Prokurorise per zbatimin e vendimit penal te dates 27.03.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Tiranes per shtetasin Durim Gjeci 24 vjec nga fshati Shkallnur i Durresit. 24-vjecari eshte denuar me 6 muaj burg per vepren penale te dezertimit dhe qe ne prill te vitit te kaluar rezultonte person ne kerkim. Nderkohe nje tjeter dezertor eshte kapur ndersa po perpiqej te kalonte kufirin shteteror nga Porti Detar i Durresit. I shpallur ne kerkim qe nga viti 2008 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor te Vlores e kishte denuar me 2 muaj burg per dezertim Marsim Muca 27 vjec nga Maqellara e Peshkopise u kap ne port dhe u transferua per ne komisariatin e rrethit verilindor me qellim ekzekutimin e vendimit penal.