E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore policia arreston nje te dyshuar per atentatin

Nje 35-vjecar me origjine nga Berati akuzohet se vrau Klodian Resulin pasi ai i ngacmonte mbesen

Nje 35-vjecar shoqerohet ne Komisariatin e Vlores si autor i dyshuar i vrasjes se 27-vjecarit vlonjat Klodian Resuli. Pa kaluar as 24 ore nga ekzekutimi i te riut policia kriminale dhe prokuroria e rrethit kane bere shoqerimin e pare.

Sipas burimeve te rezervuara te policise eshte bere shoqerimi i shtetasit Mikael Elmazi 35 vjec lindur ne Berat dhe me banim ne qytetin e Vlores si autor i dyshuar per vrasjen e 27-vjecarit Resuli. Nga hetimet e para rezulton se Elmazi dyshohet te kete kryer vrasjen e 27-vjecarit per motive te dobeta me pretendimin se 27-vjecari i ka ngacmuar mbesen ne menyre te perseritur. Mbas shoqerimit Elmazi do te merret ne pyetje ne prani te avokatit te tij. Mesohet se 35-vjecari beratas nuk ka pranuar ta kete kryer vrasjen e 27-vjecarit i cili u ekzekutua ne prite mbremjen e se dieles ne fshatin Risili te Vlores. I dyshuari si autor i ngjarjes punon si shites peshku dhe pune te tjera te rastesishme dhe ka ardhur ne Vlore para pak vitesh. 27-vjecari vlonjat ishte duke udhetuar me nje makine tip Fiat Punto kabriolet me targa BC783WZ bashke me nje te njohurin e tij rreth 12 vjec. Ne nje moment makina qe udhetonte drejt qytetit te Vlores eshte sulmuar dhe mbi te eshte derdhur nje bresheri arme automatike. Ai ka gjetur vdekjen brenda pak minutash. Predhat e kane prekur ne pjese te ndryshme te trupit cka i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Fatmiresisht plumbat nuk kane mundur te prekin vogelushin i cili udhetonte me 27-vjecarin. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur 15 gezhoja arme automatike dhe eshte konstatuar se ka qene nje person i vetem qe ka qelluar mbi te riun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›