Jahjaga Te mbeshtesim Rona Nishliun
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar se femrat në vend po përkushtohen për të avancuar në përparimin e përgjithshëm. Sipas saj ky parim mund të përmblidhet edhe me paraqitjen në Eurovizion të përfaqësueses së Shqipërisë, Rona Nishliu. Ajo shtoi se ky parim I përgjithshëm megjithëse në përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë, këngëtarja nga Kosova e dëshmoi me aftësinë dhe fuqinë e saj prej një këngëtareje të jashëtzakonshme, se po shkohet drejt një të ardhmjeje të sigurtë. Jahjaga ka bërë thirrje se të gjithë duhet të mbështesin Ronën në këtë konkurim dinjitoz të saj.