E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Sukthit prish 12 ndërtime pa leje në palzhin e Hamallajt

TIRANË- Bashkia e Sukthit ka realizuar prishjen e 12 objekteve të ndërtuara pa leje në plazhin e Hamallajt. Ka qënë një vendim i bashkisë në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.
Prishja e 12 lokaleve të ngritura në pjesën e rërës u bë paraditen e sotme ku fadroma të policisë bashkiake në mbështetje të së cilës ishin dhe forcat e policisë së rendit realizuan ndërhyrjen dhe shkatërruan 12 lokale të ndërtuara fare pranë vijës së ujit.

Kreu i Bashkisë së Sukthit Yrjan Hasani tha se prishjet e ndërtimeve pa leje janë realizuar pasi ato ishin skualifiluar më parë nga procesi i legalizimit si ndërtime pa lejë, kështu që u vendos prishja e tyre në këtë periudhë të vitit në mënyrë që sezoni turistik të mos gjejë mbeturina inerte në plazhin e Hamallajt. Ndërkohë banorët e Hamalllajt kanë qendruar indiferent dhe janë deklaruar se këto objekte nuk janë pjesë e konfliktit që ato kanë me inspektoriatin ndërtimor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›