E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kreu i Ndërtimores,Bojaxhi vjen Erjon Softa

TIRANE-  Largohet nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi. Në vend të tij është emëruar, Erjon Softa, i cili disa vite me parë ka mbajtur postin e drejtorit të policisë ndërtimore të Tiranës dhe atë të zv.drejtorit të përgjithshëm të ndërtimores.

I kontaktuar në telefon nga News24, Bojaxhi ka konfirmuar lajmin për shkarkimin e tij dhe ka deklaruar se ky ndryshim është pjesë e marrëveshjes që Partia Demokratike ka me Partinë për Drejtësi dhe Unitet.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, është larguar nga posti edhe Kreshnik Bozho, drejtor i Transportit Rrugor dhe në vend të tij është emëruar një pjetër përfaqësues i PDU-së.

(e.n/news24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›