E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byroja e Kuvendit përjashton 3 socialistë për 15 ditë

TIRANË- Byroja e Kuvendit ka përjashtuar sot nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve deputetët socialistë Paulin Sterkaj, Saimir Tahiri, Armando Prenga. Lajmi bëhet publik nga burime zyrtare të Kuvendit, ndërsa kërkesa u bë nga 7 deputetë të Partisë Demokratike.

Byroja vendosi përjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare për 15 ditë, duke filluar nga 14 shkurti të deputetëve, pas përplasjeve dhe sherreve të sotme në në parlament.

Për dy deputetët e tjerë, Dashamir Peza dhe Taulant Balla, Byroja do të marrë vendim në ditët në vijim. Burime nga parlamenti thonë se byroja është e vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar funksionimin normal të parlamentit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›